Pas të dielës, qytetarët e Drenasit presin ditë më të mira

Kosova

Pas të dielës, qytetarët e Drenasit presin ditë më të mira

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 14:20
Pamje nga zgjedhjet në Drenas

Qytetarët e Drenasit, të cilët sot u panë në qendra të votimeve duke kryer obligimin e tyre qytetarë në zgjedhjet për të parin e Komunës, thanë se shpresojnë në ndryshime.

Mirëpo, disa prej tyre shprehen të zhgënjyer në lidhje me procesin zgjedhor dhe kandidatët, ngase thonë se çfarëdo që të jenë rezultatet prapëseprapë nuk do të ketë ndryshime për të mirën e qytetarëve.

Kështu e mendon edhe, Agron Llugani, një nga qytetarët, tha se më mirë është që secili prej nesh të punojë për vetën e tij se sa të pres për ndryshime nga kryetarët e komunave.

Llugani: I ftoj qytetarët të punojnë vet

"Presim ndryshime. E voton gjithkush atë që e don, kaq...Nuk o ndryshim edhe shumë i madh por si zakonisht. Unë për vete të përmirësuar e kam jetën. I ftoj qytetarët normal të punojnë vet", tha ai.

Kurse, Sahit Kurrumeli, qytetar nga Drenasi thotë se shpreson që do të ketë ndryshime dhe do të jetë një jetë më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

Kurrumeli: Presim punë dhe ndryshime

"Po presim punë, me punu më mirë se që kanë punu deri më tani. Duhet t’i lënë fjalët krejt dhe duhet me punu. Pa punë nuk ka kurrgjë. Nuk vjen kurrgjë nga qielli...presim më mirë... duhet me u bashku...duhet me punu drejtë... Kanë punu deri dikun po nuk kanë mundur bash. Po mbajmë ‘ymyt’ që këta punojnë më mirë. Më pak kanë punu se s’kanë pas mundësi. Edhe këta kanë punu, por besoj që këta do të punojnë më mirë", tha ai.

Isuf Lladrovci, më i moshuari i fshatit Gllanasellë, i cili pasi që ka dalur për të votuar, tha se është i bindur që pas këtyre zgjedhjeve Drenasi vetëm përpara do të ec.

Lladrovci: Zgjedhjet do të sjellin përparim

"Hiq pa shybe gjithë më mirë kemi me prit. Bile të rinjtë veç përpara kanë me shku të gjithë...Për ata po votojmë. Kemi ymyt hiq pa shybe veq përpara kemi me shku në çdo pikpamje",tha ai.

Kurse, qytetari Sabit Lladrovci tha se shpresa i ka mbajtur gjithë dhe nisur edhe nga këto zgjedhje presin kushte më të mira.

Lladrovci: Presim kushte më të mira

“Diçka më të mirë. Shpresa na ka mbajtur. Presim infrastrukturë më të mirë, rrugë më të mirë, shkollim, punësim. Të gjitha me shpresë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat