Nesër në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë deri në 25 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.