Aksident në Fier, përplaset makina e policisë, efektivi përfundon në spital

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, përplaset makina e policisë, efektivi përfundon në spital

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasditen e sotme një aksident ndodhi në aksin Levan- Fier.

Një automjet i policisë u përplas me një fuoristradë, ndërsa për pasojë 4 persona mbetën të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kashisht të Fierit.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Efektivi i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Ata janë burrë e grua, arsimtarë, nga fshati Nuslala i Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat