Pamje të aksidentit ku humbi jetën 25-vjeçari në një fshat të Istogut

Kronikë e zezë

Pamje të aksidentit ku humbi jetën 25-vjeçari në një fshat të Istogut

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
Pamje nga aksidenti

Një vetaksident i ndodhur rreth orës 11:30 në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, një 25-vjeçar ka ndërruar jetë.

Një vdekje fatale ka ndodhur në Istog, përkatësisht në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, derisa një 25-vjeçar ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.

Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se shoferi ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.

“Viktima është vetaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibraj.

Ai ka njoftuar se prokurori dhe njësitet relevante edhe gjendjen në vendin e ngjarjes.

Viktima, është mashkull i moshës 25-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat