Shkel urdhrin e gjykatës të mos i afrohet gruas, e rrah keq

Kronikë e zezë

Shkel urdhrin e gjykatës të mos i afrohet gruas, e rrah keq

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Sh. B., për veprën penale shkelja e urdhrit për mbrojtje të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më datë 16.11.2018, në shtëpinë e tyre ka shkelur urdhrin për mbrojtje të dhënë nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke përdorur prapë dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat