64 aksidente në 24 orëshin e fundit, dy prej tyre me fatalitet

Kronikë e zezë

64 aksidente në 24 orëshin e fundit, dy prej tyre me fatalitet

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Foto

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente komunikacioni pa të lënduar dhe 19 me të lënduar, dy prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

Kështë thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, afër fshatit Çagllavicë.

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në këtë aksident të rëndë trafiku.

Media ka raportuar për këtë aksident me fatalitet që ka ndodhur rreth orës 01:50.

Po ashtu, një këmb]sor 13-vjeçar ka marrë plagë vdekjeprurëse pasi është goditur nga një veturë në Skenderaj.

Edhe një i mitur tjetër është lënduar në këtë aksident.

Ndërsa, në raportin e Policisë thuhet se si pasojë e shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar 714 tiketa trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat