Makina godet për vdekje një person në Shirokë të Suahrekës - Bota Sot
Makina godet për vdekje një person në Shirokë të Suahrekës

Kronikë e zezë

Makina godet për vdekje një person në Shirokë të Suahrekës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:25
Ilustrim

Rreth orës 17:00, një person rreth moshës 81 vjeç ka mbetur i vdekur në fshatin Shirokë të Suharekës, pasi është goditur nga një makinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit përmes një njoftimi për media.

“Rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Shirokë të Suharekës. Një këmbësor ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes pasi është goditur nga vetura, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari. Viktima është i lindur më 1938”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...