Kapen me para të falsifikuara e pako të cigareve tre persona në Suharekë - Bota Sot
Kapen me para të falsifikuara e pako të cigareve tre persona në Suharekë

Kronikë e zezë

Kapen me para të falsifikuara e pako të cigareve tre persona në Suharekë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër janë shoqëruar në Polici pasi që gjatë kontrollimit në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar shumë e konsiderueshme e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme, gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti i tyre.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Xhavit Sylaj’ në Suharekë, pasditen e djeshme.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...