I shpallur në kërkim, arrestohet 48 vjeçari

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim, arrestohet 48 vjeçari

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka ndaluar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim pasi akuzohet për prodhim e shitje droge.

I arrestuari është F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë ndalimin e këtij shtetasi bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.344, datë 27.12.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat