Durrës, përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve. Shkak u bë… - Bota Sot
Durrës, përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve. Shkak u bë…

Kronikë e zezë

Durrës, përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve. Shkak u bë…

Më: 13 janar 2019 Në ora: 09:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kabinë elektrike pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në konsumimin e energjisë elektrike në këto ditë të ftohta.

Kabina elektrike ndodhet pranë sektorit të bulmetit në treg. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka shmangur përhapjen e flakëve në këtë pjesë të tregut.

Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike në zonën përreth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...