Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Prishtinë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, pasditen e sotme.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohe që njësitet policore janë duke u marr me rastin.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rast zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit. Nga zjarri janë përfshire dy shtëpi, nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohe që njësitet policore janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat