37 vjeçari goditet nga vetura në Prishtinë

Kronikë e zezë

37 vjeçari goditet nga vetura në Prishtinë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:24
Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në lagjen ‘Ulpiana’, më saktë afër semaforëve te Posta e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas të cilës, një këmbësor është goditur nga vetura.

‘“Rreth orës 16:30 jemi marrë informatën për një aksident në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit një 37 vjeçar V.K, ka marrë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se këmbësori menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat