Tentimvrasje në Klinë, katër të arrestuar - Bota Sot
Tentimvrasje në Klinë, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Tentimvrasje në Klinë, katër të arrestuar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot gjatë ditës në një fshat të Klinës. Prokuroria e Pejës ka njoftuar se deri tani për këtë rast, deri tani janë arrestuar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Tentim vrasje në një fshat të Klinës ka ndodhë sot në oren 15:30. Deri tash për këtë rast janë arrestu 4 persona.Viktima gjendjet ne spitalin rajonal të Pejës ”, ka thënë Nikçi.

Burime të gazetës kanë thënë se sulmuesi gjatë kryerjes së veprës penale të tentim-vrasjes ka përdorur mjet të fort.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...