Aktakuzë për falsifikim parash në Pejë - Bota Sot
Aktakuzë për falsifikim parash në Pejë

Kronikë e zezë

Aktakuzë për falsifikim parash në Pejë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, V.I., për veprën penale Falsifikimi parasë, nga neni 302, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.I., me datën 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qellim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar, në atë mënyrë që pasi kishte marr me vete 280 (dyqindetetëdhjetë) euro të falsifikuara, ndalon me veturën e tij në një pompë për të marr derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia jep 20 (njëzet) euro, kinse për pagesë, e  pasi që të hollat e falsifikuara i vëren punëtori i pompës, i pandehuri me shpejtësi largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarje.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...