Janë arrestuar dy të dyshuar në Kaçanik, pasi që në automjetin e tyre kur ishin ndaluar nga policia kanë pasur të ngarkuar 58 bidonë me gjithsejtë 1566 litra derivate të naftës, për të cilën sasi nuk e kanë deklaruar prejardhjen as destinacionin e dërgimit.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i tyre së bashku me derivate janë konfiskuar, ka njoftuar Policia. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.