28 vjeçari arrestohet për tentativë përdhunimi

Kronikë e zezë

28 vjeçari arrestohet për tentativë përdhunimi

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Një 28 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.

Arrestimi i djalit të identifikuar me inicialet A. B njoftohet sot nga policia. 

Materialet i kaluan prokurorisë së Elbasanit për akuzën e veprës penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura të mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat