Dy të arrestuar në Fier dhe Lushnje, ishin në kërkim për vjedhje

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Fier dhe Lushnje, ishin në kërkim për vjedhje

Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:54
Ilustrim

Dy persona në Fier dhe Lushnje janë arrestuar nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për "Vjedhje".

Në pranga ka përfunduar  shtetasi A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.

Po kështu u arrestua shtetasi E.K, 24 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masen e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat