Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje

Më: 25 janar 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës kanë arrestuar katër persona të dyshuar për grabitje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Një nga këto operacione, është realizuar para pak minutash në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Ku dyshohet se te maskuar nën kërcënimin e armeve (revole dhe thikë) kane kryer një grabitje”, ka thënë Ahmeti.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër lokacioneve të ndryshme, ku policia ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika.

Personat e arrestuar janë:

E.K, 17 vjecar,

A.K, 18 vjecar,

M.S, 18 vjecar dhe

A.G, 21 vjecar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Polica e ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat