Vazhdojnë grabitjet e armatosura në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vazhdojnë grabitjet e armatosura në Prishtinë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në një lokal mikro financiar në Prishtinë, kishte hyrë një person i panjohur dhe nën kërcënim të mjeteve të mprehta, ka grabitur 40 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për të lënduar.    

Për grabitje gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, është arrestuar edhe një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me një grabitje, janë identifikuar dhe arrestuar 4 të dyshuar meshkuj.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një revole “Ekol” me 2 copë fishek dhe 2 thika. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat