I dënuar me nëntë vite burg për trafik droge, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Kronikë e zezë

I dënuar me nëntë vite burg për trafik droge, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një person nga Shqipëria ishte i shpallur në kërkim për trafikim droge, kështu ai tani është arrestuar në Itali.

Lapsi shkruan se sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Ky njeri është dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg.

Mediat italiane raportojnë se oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal  në zonën e Corniglianos.

Pas arrestimit, tashmë 44 vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat