Të shtëna në Mitrovicë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna në Mitrovicë, arrestohet një person

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustruese

Në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë të mërkurën janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Njësitet policore kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat