Lezhë: Qëllohet me armë godina e njësisë administrative

Kronikë e zezë

Lezhë: Qëllohet me armë godina e njësisë administrative

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Ilustrim

Qëllohet me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë një person i armatosur, dyshohet me automatik ka qëlluar disa herë drejt institucionit.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat