Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj.
Policia njofton se viktima që u gjet mbrëmë në orën 17 e 20 ishte shtetas i Shqipërisë
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve.