Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Podujevë, me c’rast një person ka mbetur i plagosur.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informaten për një rast therrje me thikë që ka ndodhur në rrugën 19 qershori në Podujevë. Ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull A.B i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar J.B 18 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.