Kapet me kokainë, arrestohet një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Kapet me kokainë, arrestohet një person në Gjakovë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në veturën e tij është gjetur 2 gramë substancë narkotike të llojit kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën ‘’ Gjon Nikollë Kazazi’’ në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje me procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat