Kjo është banka që u plaçkit me armë sonte në Prishtinë - Bota Sot
Kjo është banka që u plaçkit me armë sonte në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kjo është banka që u plaçkit me armë sonte në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Grabitjet e armatosura nëpër banka nuk kanë të ndalur. Rreth një orë më parë një grabitje e tillë ka ndodhur në Prishtinë. Policia e Kosovës është duke u marr me këtë rast.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim ne Policinë e Kosovës ka treguar se në rrugën “Bill Klinton” ka ndodhur një grabitje.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Bill Klinton, derisa punëtoret e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë ne filialin e një banke, te njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”.

Ajo ka thënë se Policia është duke e hetuar rastin.

“Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e te dyshuarve”.

Image

Mësohet se banak që është sulmuar është filiali i ProCredit Bankës në lagjen Lakrishtë të Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...