Përplasen tre makina në Elbasan, të paktën dy të plagosur - Bota Sot
Përplasen tre makina në Elbasan, të paktën dy të plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen tre makina në Elbasan, të paktën dy të plagosur

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Mësohet se në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezve, janë përplasur tre mjete.

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, të cilët u transportuan në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Po ashtu pritet marrja në pyetje e drejtuesve të mjeteve, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...