Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë dje është plagosur një person.

“Viktima mashkull  K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri-revole me ç’rast e plagos viktimën në pjesën  e këmbës, dhe largohen në drejtim të panjohur”, njofton raporti ditor i policisë.

Viktima nga njësiti i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat