Konfiskohen 40 mijë euro të falsifikuara në Klinë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 40 mijë euro të falsifikuara në Klinë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:01
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës përmes një komunikate për media njofton se mbrëmë (14 shkurt 2019),rreth orës 18:30, në komunën e Klinës, pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se i kishte për të kryer veprën penale “Falsifikimi parasë”.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krimeve të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë  euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volksëagen”.       Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot  do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat