Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës nën dyshimin se kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor “.

Inspektorati nëpërmjet një komunikate thotë se ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për  kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan.

“Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor  (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat