Policia e Kosovës, gjatë kontrollit të një veture në rajonin e Prizrenit- Dragash, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për trafikim me njerëz.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës, më saktësisht, rreth orës 01:30.
Policia gjatë verifikimit të veturës ka identifikuar tri femra të nacionalitetit shqiptar që ishin pjesë e këtij trafikimi.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë. Ndërkaq, femrat e trafikuara janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla.