Grabitje në një pompë derivatesh

Kronikë e zezë

Grabitje në një pompë derivatesh

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Foto

Një grabitje është regjistruar mbrëmë rreth orës 20:30 në një pompë të derivateve në Dragash.

Një i maskuar me thikë ka arritur të grabisë 150 euro si dhe i ka shkaktuar lëndime punëtorit të kësaj pompe.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ka njoftuar se është sulmuar nga një i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa gjendja e tij e shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, përfundon deklarata e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat