Tre të rinj nga Kruja kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Krujë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në 04:30.
Të rinjtë që udhëtonin me një makinë fuoristradë, janë përplasur në aksin rrugor Fushë-Krujë, me bordurën e një karburanti që ndodhet pranë fshatit Kamberas.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të tre, dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shofer ishte Ilir Gega, ndërsa Altin Vogli dhe Dorjan Hifi, ishin pasagjerë, të tre banues në Krujë.
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor si dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks.