Breshëri të shtënash me kallash, policia rrethon zonën

Kronikë e zezë

Breshëri të shtënash me kallash, policia rrethon zonën

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 06:49
Breshëri të shtënash me kallash

Korça është tronditur mbrëmë nga të shtënat me breshëri ndaj një automjeti të parkuar, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Image
Pronari i automjetit që është qëlluar

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, afër shkollës “Demokracia” në Korçë, ndërsa raportohet se autorët kanë qëlluar drejt mjetit të parkuar poshtë pallatit.

Nuk dihen ende autorët dhe rrethanat e ngjrjes, ndërsa Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat