Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe drogë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe drogë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë për shkak të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, derisa Policia e Kosovës ishin duke patrulluar në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda’ në fshatin Lutogllavë.

Policia me këtë rast ka vërejtur dy të dyshuar të cilët lëviznin në anë të kundërt me veturën e policisë, njëri prej të cilëve mbante në gjoks një armë të gjatë ‘AK 47’, ndërsa i dyshuari tjetër  ishte pas tij me dorashka në dorë.

Policët të cilët ishit duke patrulluar posa kanë vërejtur të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe kanë urdhëruar të dyshuarit ta lëshojnë armën dhe të shtrihen në tokë.

Të dyshuarit A. B. i lindur 1981 dhe Sh. N. i lindur 1989, janë arrestuar dhe tek i dyshuari A. B. pos armës automatike është gjetur edhe një thikë.    

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë me të njëjtin është marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së A. B.

Gjatë bastisjes janë gjetur një armë automatike ‘AK-47’, 25, copë fishekë cal. 7. 62x39 mm, një karikator ‘AK-47’, një jelek ushtarak, një palë pantallona të zinj, një rrip brezi ushtarak,  një palë pranga, një thikë e zezë, një palë dana ushtarake, 7 palë targa  të veturave vendore, një targë e veturës së një shteti të huaj, një sasi e lëndës narkotike marihuanë , një libër i regjistrimit të veturës VRD, një kopje e letërnjoftimit të një personi tjetër, një çantë xhepi ngjyrë kafe, dy kartela në emër  të një personi tjetër, një telefon celular ‘LG’, një çantë krahu, një palë dana të armaturës,  një kapuç  i zi, një rrip i pantallonave dhe një rrip ushtarak i gjelbër.        

Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat