43 vjeçari gjendet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Prishtinë

Kronikë e zezë

43 vjeçari gjendet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Prishtinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Një 43 vjeçar pasditen e sotme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është një mashkull, me inicialet Y.Z.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ende nuk dihet se si rast, të cilin Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Ne stacionin policor Veriu ne Prishtine, sot rreth ores 16:00 eshte hapur nje rast vdekje e dyshimt. Viktime e ketij rasti eshte nje mashkull Y.Z, 43 vjecar, i cili eshte gjetur pa shenja jete ne shtepine e tij ne rrugen “Avdyl Ramaj” ne Prishtine. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi  mjekesor ne vendin e ngjarjes.  Trupi i pajete eshte derguar per obduksion. Hetuesit policor ne koordinim me prokurorine perkatese jane duke punuar per sqarimin e rrethanave te ketij rasti”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat