Një këmëbsor është goditur nga një automjet në qendër të Mitrovicës - Bota Sot
Një këmëbsor është goditur nga një automjet në qendër të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Një këmëbsor është goditur nga një automjet në qendër të Mitrovicës

Nga: F. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga aksidenti

Pak minuta më parë në qendër të Mitrovicës, tek rreth i madh ka ndodhur një aksident me lëndime, këbësori u godit nga një automejt i tipit passat, ku lëndime ka pësuar një burrë rreth të 50-tave që po kalonte rrugën jashtë vendit të shënuar për kalim të këmbësorëve.

Në këtë aksident kanë intervenuar qytetarët dhe ndihma e shpejtë e cila me urgjencë e ka transportuar të lindurin në qendrën spitalore, ndërkohë që ngasësi i automjetit është ndaluar nga policia dhe po merret ne pyetje.

Në vendin e ngjarjes janë policia e Kosovës të cilët janë duke kryer ekspertizën, matjen dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Ata nuk kanë dhënë informata shtesë rreth këmbësorit të lënduar sikurse as automjetit të përfshirë në aksident, me arsyetimin se rasti është në procedurë hetimi

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...