Një person i mitur është arrestuar në fshatin Terdec të Drenasit, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur mashkull.
Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK-ë.
Rastit iu kanë përgjigjur njësit relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorure në raste.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.