Një person është arrestuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicë, i cili nën ndikimin e alkoolit (1.72‰) është fjalosur me bashkudhëtaret e një autobusi, si dhe ka kanosur dhe tentuar ta sulmojë me një thikë zyrtarin policor.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.