Kërkohej që prej 2016, në pranga 38-vjeçari në Vlorë - Bota Sot
Kërkohej që prej 2016, në pranga 38-vjeçari në Vlorë

Kronikë e zezë

Kërkohej që prej 2016, në pranga 38-vjeçari në Vlorë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte në kërkim që prej 01.10.2016 pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë  “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...