Policia njofton se dje pasdite në Suharekë një grua ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.
Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe shuar. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.