19 -vjeçarja rrihet brutalisht në parking

Kronikë e zezë

19 -vjeçarja rrihet brutalisht në parking

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:18
Foto

Studentja e shëndetësisë u detyrua të shkonte në spital, pasi u godit në mënyrë të përsëritur me një objekt dhe e gjithë fytyra e saj u mbulua në gjak, raporton Mirror, përcjell Tvklan.al.

Caitlin, nga Glasgow, tha për mediat britanike se nuk e kishte idenë e ngjarjes dhe pse u sulmua.

“Unë nuk i njihja dy vajzat që më sulmuan dhe nuk kisha bërë asnjë debat me asnjë njeri më parë. Nuk po ndaleshin, e humbën kontrollon dhe vetëm po më qëllonin”, shprehet ajo.

Ajo ka treguar sesi ndodhi ngjarja.

“Isha në parking, pasi kisha lënë automjetin dhe ato erdhën pas meje më bllokuan dhe nuk më lejuan që të largohesha nga aty. Njëra ishte me flokë ngjyrë rozë dhe ajo nisi të haptë derën e makinës. Nisi duke bërtitur dhe më kërkoi të dilja nga makina, por unë i thashë që nuk i njihja dhe nuk kisha pse të dilja”, u shpreh ajo.

Më pas vajzat e kanë nxjerrë 19- vjeçaren nga makina dhe e kanë qëlluar me objekte duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë. Prindërit e të resë janë shokuar kur kanë parë vajzën e tyre në atë gjendje dhe kanë kërkuar që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë.

“Unë shpresoj se policia do të arrestojë personat përgjegjës dhe ato janë të detyruara të përgjigjen për këtë”, ka thënë babai i Caitlin.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat