Policia e Kosovës njofton se në një restorant në Deçan, ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.
Policia njofton se ka intervistuar ankuesit (viktimat), dëshmitarët dhe dy persona të dyshuar: V. R. i lindur me 1982 dhe J. B. i lindur 1972.
Të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.
Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.