Policia jep detaje për këmbësorin e goditur nga vetura në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për këmbësorin e goditur nga vetura në Prishtinë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është goditur nga vetura në rrugën afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga aksidenti në kryeqytet është lënduar këmbësoi që u godit nga vetura.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 21:00 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe I njëjtë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia Rajonale e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat