Plagosi kryeplakun e fshatit, shpallet në kërkim autori

Kronikë e zezë

Plagosi kryeplakun e fshatit, shpallet në kërkim autori

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:22
Ilustrim

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë të Gramshit, është zbardhur nga Policia duke shpallur në kërkim edhe autorin e dyshuar të plagosjes së 54-vjeçarit. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, mësohet se në kërkim është shpallur në kërkim shtetasi S. V. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Policia punon për kapjen e tij, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë, burime spitalore bëjnë të ditur se kryeplaku i fshatit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, ngjarja në fshatin Gribë ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat