Qëlloi me armë 54-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen, zbulon autorin: Po e kërkojmë

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë 54-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen, zbulon autorin: Po e kërkojmë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:36
Ilustrim

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Policia ben me dije se ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autorin e dyshuar, shtetasin me inicialet S.V.  

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”- njofton policia.

Njoftimi i policise 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat