Ja se si i vrau në tavolinë Miklovan Parubi shokët e tij

Kronikë e zezë

Ja se si i vrau në tavolinë Miklovan Parubi shokët e tij

Më: 3 maj 2019 Në ora: 22:35
Miklovan Parubi

Gjykata e Apelit në Shkodër  ka lënë në fuqi, dënimin me burg të përjetshëm për shtetasin Miklovan Parubi, nga fshati Dajç i Shkodrës, i cili më 3 Tetor 2016, kreu një masakër në lokalin e fshatit, ku vrau shtetasit Arjet Saiti dhe Gacalin Kopshti, si edhe duke lënë të plagosur katër persona të tjerë

Gjykata nuk pranoi ndjesën e Parubit i cili kërkoi dënim më të ulët.

Arjen Sahiri një nga viktimat ishte pronari i lokalit, ndërsa Parubi qëlloi 38 plumba drejt të rinjve që ishin ulur në tavolinë duke luajtur poker.

Siç shikohet edhe nga pamjet e kameras në lokal, Parubi qëllon qetësisht ndaj tavolinës, ndërsa ka vazhduar të qëllojë edhe jashtë lokalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat