Mbi 800 shqiptarë të Kosovës në pritje për legalizim të armëve

Kronikë e zezë

Mbi 800 shqiptarë të Kosovës në pritje për legalizim të armëve

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP ka mbajtur tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.

Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, tha se kanë pasur fushatë për legalizimin të armëve.

“Unë ftoj qytetarët që të mënyrë vullnetare të aplikojnë për legalizim të armëve”, tha ai. Mbi 800 armë janë në procedurë për legalizimin të armëve në Kosovë. Në presim deri në 1300 qytetarë të aplikojnë për aplikim për legalizim”, tha ai. Sipas tij janë shumë faktorë që në Ballkanin perëndimor që qytetarët të kenë rezervë për legalizim të armëve. Zeka vlerësoi se një armë e legalizuar shpëton një jetë.

Objektivat e kësaj tryeze ishin: Sigurimi i transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme; diskutimi mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme; krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura; Diskutimi mbi masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit të kornizave ligjore për kontrollin e armëve në Kosovë me legjislacionin e BE-së, Traktatin e Tregtisë së Armëve dhe Protokollin e Armëve të Zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat