Tifozët e Llapit e pësojnë në Prishtinë, dyshohet se janë therrur me thikë - Bota Sot
Tifozët e Llapit e pësojnë në Prishtinë, dyshohet se janë therrur me thikë

Kronikë e zezë

Tifozët e Llapit e pësojnë në Prishtinë, dyshohet se janë therrur me thikë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Pas ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, ku vendasit arritën fitore me rezultat minimal, situata në mes të tifozëve ka eskaluar totalisht.

Sipas udhëheqësit të tifogrupit llapjan ‘Legjendat’, Bajram Bejtullahu, ka theksuar që 6 tifozë të Llapit janë sulmuar me thikë nga ‘Plisat’.

“Marre për juve, marrë për mirëkpritjen tuaj”, ka shkruar mes tjerash Bejtullahu në rrjetin e tij social në Facebook.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati, i cili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

‘’Pasi pamë lajmin se në media po qarkullojnë titujt me shkrimet “Plisat therrin 6 tifozë të Llapit”, duam të theksojmë se të gjitha këto janë gënjeshtra, Plisat si grup nuk janë të përfshirë në këto ngjarje. Sipas informatave qe kemi tifozet e Llapit kan pas mosmarveshje mes veti shkaku i autobusave’’, ka shkruajtur ‘Tigri’.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim nga Policia e Kosovës për incidentin në fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...