Shantazhoi një grua që jetonte jashtë, një muaj paraburgim për të dyshuarin - Bota Sot
Shantazhoi një grua që jetonte jashtë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Shantazhoi një grua që jetonte jashtë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:23
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin A.K për shantazh.

Sipas Gjykatës i  pandehuri A.K, dyshohet se më 13 maj  në Ferizaj, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, fillimisht ka kanosur të dëmtuarën A.I., me vendbanim të përkohshëm në Gjermani, ku pasi e njëjta i kishte dërguar disa fotografi intime të bëra më parë përmes rrjetit social, i pandehuri nga e dëmtuara ka kërkuar një shumë parash në vlerë prej 100 euro, në të kundërtën do të publikoj fotot, duke i paraqitur edhe dy kushte, njëri që posa të vijë në Kosovë të ketë marrëdhënie me të pandehurin dhe kushti i dytë që menjëherë t’ia dërgojë 100 euro.

“E dëmtuara ka kërkuar nga motra e saj të ia jap këto para, të cilat edhe ia ka dhënë të pandehurit, i cili derisa i ka marr është arrestuar nga policia”, thuhet në deklaratë të Gjykatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...